Qielli erresohet kur Djalli nga zhurmat zgjohet,
Gjarperinjt permenden kur teorite vertetohen,
Frymemarrjet ndalen kur une per premtimet betohem,
Ne momentet e veshtira, jam i bekuar qe mos te dorezohem.
Hija e hakmarrjes rritet ende brenda mendjes,
Urrejtjen e njohin vetem yjet e mbremjes,
Njerezit fillojne vuajne nga dhimbjet e djegjes,
Sepse nuk i pelqenin mendimet e heshtjes.
Erresira do te bjer ne siperfaqen e cdo vendi,
Themelet do shkunden nga goditjet e terrmetit,
Ritualet e lashta fillojne dhe funksionojne,
Mallkimet e vjetra kundershtarin e shkaterrojne.
Kujtimet e bukura jane kycur ne qeli,
Lumturine e gjakosur nuk e shpetoi njeri,
Malli u varros per se gjalli me qellim,
Sepse ne varrimin e Dashurise, s\'kishte asnje trishtim.
Sjelljet fallco u perkasin vetem te vdekurve,
Realiteti shprehet vetem nga nje mjeshter,
Deri ne frymen e fundit do vazhdoj ta them,
Preferoj te vdes sesa te jetoj nje genjeshter.